
Pas Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka edhe Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë në mbështetje të Ukrainës.
Në deklaratën e shkurtër, Kuvendi i bën thirrje Rusisë që të zbusë tensionet dhe mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Kuvendi i Shqipërisë, në këtë situatë të vështirë, dëshiron të ritheksojë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe të përsërisë thirrjen ndaj Rusisë për të shpërshkallëzuar dhe zgjidhur situatën në mënyrë diplomatike”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, nga Moska mediat ndërkombëtare flasin për sinjale pozitive drejt çtensionimit të situatës. Reuters dhe Bloomberg shkruajnë se Vladimir Putin ka pranuar një propozim të ministrit të tij të Jashtëm, Sergei Lavrov që të ulet në bisedime me NATO-n, SHBA dhe vendet e tjera perëndimore.
Megjithatë, Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaron se Rusia po bën “përgatitje serioze drejt lëvizjes për pushtim të Ukrainës.