Ish-deputetja e PD: Dy politikanët socialistë që po ndihmojnë Bashën për zgjedhjet e 6 Marsit

14 February 2022, 09:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-deputetja e PD: Dy politikanët socialistë që po
Albina Deda dhe Lulzim Basha

Ish-deputetja e PD, Albina Deda është shprehur se “Shtëpia e Lirisë” synon që ti fitojë 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore që do zhvillohen me 6 mars.

Albina Deda ka shtuar më tej se ka tentativa nga ana e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për të ndihmuar Lulzim Bashën.

“Synojmë ti fitojmë të 6 bashkitë, po tentohet që Lulzim Basha të ndihmohet nga e majta, nga Edi Rama dhe nga Taulant Balla, por mbështetja për shtëpinë e lirisë dhe për kandidatët e saj i kalon pritshmëritë partiake, dhe mendoj se do të jetë një mbështetje e njëjtë si para 30 vite në partinë demokratike.

Unë e kam mbështetur Lulzim basha sepse besonim se do të na çonte drejt fitores por pati vetëm humbje. Më e pafalshme ishin marrëveshjet që realizoi më Edi Ramën, dhe pabesinë që ndërmori ndaj Berishës”, u shpreh ajo për Ora News.


Video