E quajti “Sali *****”, kandidati i Berishës në Rrogozhinë: Videon e nxori Lul Brava dhe përgjuesi i tij

14 February 2022, 14:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E quajti “Sali *****”, kandidati i Berishës në
Sali Berisha dhe Hekuran Xhani

Kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Hekuran Xhani e konsideroi të pabesë përdorimin dhe publikimin e videos ku shante ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Për “Syri TV”, Xhani tha se videoja është realizuar 5 vite më parë në një takim mes miqsh dhe se përdorimi i saj është metodë meskine e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai u justifikua se mesazhi i vërtetë i videos është nxjerrë nga konteksti duke thënë se akuzonte klasën politike shqiptare, jo veçanërisht Sali Berishën për shpopullimin e Shqipërisë.

 “Ky takim miqësor është bërë në vitin 2017, ka qenë ditë e enjte ose e premte kisha përgatitur një raport për ditën e shtunë në mbledhjen e kryesisë, ku do të trajtoja çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, iku rinia. është një plagë që më ka prekur dhe mua si të gjithë familjet shqiptare.

Duke qenë mes miqsh, duke e njohur politikën, vetë hartuesit i shkencës politike thonë që është arti i së keqes. Në gjuhën popullore ne i themi është ai emri që them aty. Bëj përgjegjës të gjithë klasën politike. Ishte metodë meskine e ish-sigurimit të shtetit”, deklaroi, Hekuran Xhani.

Video e siguruar nga VoxNews.al:

 

 


Video