
Presidenti Ilir Meta i cili rrezikon të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese dhe i akuzuar shpesh se nuk po respekton Kushtetutën me qëndrimet e tij politike, ka shpërndarë një mesazh të presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, për t’u dhënë një përgjigje ndjekësve të tij, por jo vetëm.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka kujtuar qëndrimin e Steinmeier për detyrën e tij të presidentit.
“Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë.”, shkruan Meta.
Ndërkohë, në mesazhin e presidentit gjerman thuhet; “Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë. Kushdo që lufton për demokracinë më ka në krah. Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar.”
