Berisha: Kjo pranverë duhet të jetë e protestave të mëdha

24 March 2022, 13:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Kjo pranverë duhet të jetë e protestave të
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta në javët në vijim. Ai tha se kjo pranverë duhet të jetë pranverë e protestave të mëdha duke përmendur këtu si një nga shkaqet rritjen e çmimeve për shkak të keqmenaxhimit të qeverisë.

"Së fundi na sollën edhe gripin e pulave, që e mbajnë si sekret një sëmundje që përbën problem edhe për rajonin, jo vetëm për vendin. Po njerëzit duhej të vdisnin nga epidemia e gripit të shpendëve, nuk kishte rëndësi, mjafton që të ruhej reputacioni i qeveritarëve.

Kjo krizë nuk është afatshkurtër, nuk mund të jepni ju nga 300 lekë që nuk mjaftojnë as për rritjen e çmimit të bukës, pse nuk subvecionuat ju si Kosova, 420 dollarë për çdo hektarë të mbjellë. Ju jeni fajtorë pasi keni dorë, pasuroheni natën mbi mjerimin e shqiptarëve. Kjo pranverë duhet të jetë pranvera e protestave të mëdha," deklaroi Berisha.


Video