Trazira në Kuvend, Spaho nxehet me Felajn, Balla: Ty të ka hyrë Saliu, mbaje!

24 March 2022, 10:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trazira në Kuvend, Spaho nxehet me Felajn, Balla: Ty të ka hyrë

Ka nisur me tensione mbledhja e seancës së sotme plenare. Deputeti i grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.

Sipas tij seanca e sotme plenare duhet të nisë me interpelancën e kërkuar nga grupimi i Rithemelimit me kryeministrin Edi Rama dhe jo me mocionin e debatit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD për krizën e çmimeve.

Spaho pretendon se është shkelur rregullorja. “Seanca të filloje me interpelancë dhe jo e mocionin. Rregullorja e Kuvendit e thotë kështu që interpelancat janë pika të para të rendit të ditës. I lini lojërat me rregulloret”, tha deputeti.

Ndrëkohë, se nënkryetarja Ermonela Felaj i dha fjalën Taulant Ballës, Spaho u tensionua, ndërsa në këtë moment siguria në sallë u vu në gatishmëri.

PJESË NGA DEBATI: 

Spaho: Dy çështje kam, së pari dje ndërroi jetë Madeline, është në nderin tonë të mbajmë një minutë heshtje.

Felaj: Në orën 12:00, të mbajmë një minutë heshtje.

Spaho: Rendi i ditës, kemi kërkuar interpelancë me Ramën, nuk u përfshi në ditën e enjte, por është përfshirë sot. Është shkelur rregullorja në radhitje, po iu citoj nenin 97, duhet të nisë interperlanca, jo debati. Spaho çohet nga vendi dhe shkon në Foltore për të folur me Felajn: Respekto rregulloren.

Felaj: Jeni pa mikrofon, nuk e kuptoj nervozizmin tuaj..

Balla: E kuptoj që keni të gjithë nga pak Sali nga brenda dhe merrni kot. Keni gjithë eksperiencën e duhur parlamentare, sot seanca përbëhet nga dy pjesë. Janë dy çështje që janë pjesë e rregullit të ditës. Se ty të ka hyrë Saliu brenda, të ka hyrë, por mbajë poshtë, mos u ngri aty. Mocionet me debat janë seancë e posaçme, opozita e kërkoi ashtu. Kemi vendosur që në orën 10 të nisë me pikë të parë për një çështje dhe më pas do tëq vijojë normalisht. Kjo është traditë, por ju keni kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Siguroni 2/3 e votave në sallë.

Felaj: Nuk i imponoheni dot 140 deputetëve pa i dëgjuar


Video