Alizoti: Të anulohet vendimi i përjashtimit të Berishës. Gara për kryetar të jetë e hapur për të gjithë

23 March 2022, 21:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alizoti: Të anulohet vendimi i përjashtimit të Berishës.

Tomor Alizoti, kritik i Lulzim Bashës, por edhe i Sali Berishës ka kërkuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike shfuqizimin e vendimit që ka përjashtuar ish-Kryeministrin nga grupit parlamentar dhe partia.

Madje, Alizoti ka dalë kundër pikave të deklaratës që lexoi Alibeaj në emër të grupit parlamentar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

“Bashkimi i demokratëve bëhet jo me retorikë, por me akte. Duhet shfuqizuar çdo përjashtim i demokratëve, përfshirë edhe Berishën. Duhet të ndodhë zhblindimi i dyerve. Të hapet sa më shpejt gara, askush të mos jetë i përjashtuar të marrë pjesë”, tha Alizoti.

Deklarata e grupit parlamentar përmban katër pika. Pika dy kërkon që Berisha të tërhiqet nga ambicia për të rimarrë kryesimin e partisë, ndërsa pika e fundit është edhe më e çuditshme. Ajo thotë se kryetari i partisë të zgjidhet pas zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Kjo do të thotë se praktikisht i dorëzohen bashkitë sërish pa garë Edi Ramës dhe me shumë mundësi edhe mandati i katërt në 2025-n, pasi koha në dispozicion për kryetarin e ri do të jetë e pamjaftueshme për të ngritur strukturat e partisë e përgatitur ato për zgjedhje.

 


Video