Taulant Balla: Deri më 24 maj do kemi presidentin e ri

23 March 2022, 12:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla: Deri më 24 maj do kemi presidentin e ri
Taulant Balla dhe presidenti Ilir Meta

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla deklaron se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri do të përfundojë brenda datës 24 maj.

“Procesi ka përfunduar herën e kaluar më 27 Prill. Në rastin tonë procesi duhet të përfundojë më 24 Maj. Brenda datës 24 maj, që është një ditë që ka pasur një kontekst të caktuar historik, ne do kemi presidentin e ri ose presidenten e re të Republikës”, tha Balla pas mbledhjes së grupit parlamentar.

 


Video