Rritja e çmimeve, Balla: Deputetët e PS do të zbresin në terren

23 March 2022, 11:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rritja e çmimeve, Balla: Deputetët e PS do të zbresin në
Balla: Deputetët e PS do të zbresin në terren

Deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në terren për të verifikuar çmimet. Lajmi u bë me dije nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit, Balla tha se edhe deputetët do t’u bashkohen ministrave për të kontrolluar në terren çmimet, me qëllim që të mos u lihet hapësirë abuzuesve.

Në mbledhjen e drejtuar sot prej tij, kreu i grupit socialist zbuloi gjithashtu se u vendos mbi modalitetet e zhvillimit të mocionit të debatit në seancën e ditës së nesërme në Kuvend, kërkuar nga Partia Demokratike.

"Çështjet që lidhen me zbatimin e paketës së rezistencës. Ne do të miratojmë së shpejti katet normative përkatëse. Edhe deputetët e Grupit Parlamentar të PS do t'i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme krahas me gjithë qytetarët e vendit për të verifikuar masat e marr nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit, kontrollit dhe respektimit të çmimeve në mënyrë që mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarëve në këto kohë të vështira," tha Balla.  


Video