Dorëheqja e Bashës, Gjiknuri: Humbës kronik, duhet të kishte ikur me kohë

22 March 2022, 13:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dorëheqja e Bashës, Gjiknuri: Humbës kronik, duhet të kishte
Damian Gjiknuri dhe ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës si drejtues i Partisë Demokratike. Gjiknuri ka thënë se ky është akti i pari i një humbësi kronik dhe se kjo duhet të kishte ardhur me kohë. Ky është reagimi i parë i Partisë Socialiste për dorëheqjen e Bashës.

"Në dukje ky është akti i parë fisnik i një humbësi kronik, një veprim të cilin duhet ta kishte bërë me kohë. Megjithatë ne si PS, nuk e kemi vëmendjen tek ajo se çfarë po ndodh në PD.

PD apo opozita shqiptare është futur në një cikël të vështirë, shkërmoqet në shumë flukse.  Akti i dorëheqjes mund të duket fillimi i fundit të këtij procesi, por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes. Ne vëmendje e kemi tek qytetarët shqiptarë. Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë", tha Gjiknuri.

 


Video