Me Berishën, SHBA nuk e mbështet PD-në, Salianji: Po fitoi ai nuk do kem asnjë funksion në PD

21 March 2022, 23:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me Berishën, SHBA nuk e mbështet PD-në, Salianji: Po fitoi ai nuk

Gazetari Genc Burimi tha për emisionin “Drejt” të Luan Ramës se sa të jetë Berisha në parti, PD nuk mund të mbështetet nga SHBA.

Ndërsa deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se nëse PD organizon zgjedhje as vetë doktori nuk vjen në krye.

Madje ai shtoi se nuk do të ketë asnjë funksion në PD nëse Berisha fiton zgjedhjet, duke shtuar se ai duhet të tërhiqet.

Burimi: Instrumenti i SHBA, Basha dështoi. Sot problemi nuk është Basha. Sa të jetë Berisha në këtë parti, PD nuk mund të mbështetet nga SHBA. PD nuk ka zgjidhje. Është në krizë.

Salianji: Nuk kemi krizë emrash,  por krizë besimi. Nëse PD organizon zgjedhje as vetë doktori nuk vjen. Berisha po thotë që do kandidojë. Duhet të gjejmë pikat që e bashkojnë PD-në.

Nuk do kem asnjë funksion në PD nëse zgjedhjet i fiton Berisha. Nëse do të shkohet me dy parti ky do të jetë një problem për PD-në. Nuk do kem asnjë funksion në PD nëse zgjedhjet i fiton Berisha. Berisha duhet të tërhiqet që t'i japë mundësi bashkimi Partisë Demokratike.

 

 


Video