Hiqen dyert e blinduara nga selia e Partisë Demokratike

24 March 2022, 12:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hiqen dyert e blinduara nga selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike vendosi të heqë dyert e blinduara këtë të enjte, të vendosura pas protestës së dhunshme të 8 janarit.

Vendimi është marrë mbrëmjen e djeshme, kur disa anëtarë të Kryesisë së PD, ndër ta Ervin Salianji, kanë kërkuar heqjen e dyerve metalike.

Dyert u vendosën pasi Lulzim Basha përjashtoi nga partia Sali Berishën, dhe provuan të ishin efektive gjatë tentativës së ish-kryeministrit dhe mbëshetetësve të tij për të marrë selinë në 8 Janar.

Por me dorëheqjen e Bashës, është vendosur edhe largimi i përforcimeve metalike, një shenjë kjo që demokratët i dërgojnë kampit të Berishës se janë të gatshëm për të diskutuar rreth bashkimit të Partisë Demokratike.


Video