Berisha futet live në Facebook, por s'e lënë të flasë: Pusho ti Çuçi se do të nxjerr jashtë fare

19 October 2023, 10:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha futet live në Facebook, por s'e lënë të
Sali Berisha

Opozita nuk po lejon sot zhvillimin normal të seancës plenare.

Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook dhe madje ka paralajmëruar deputetët e mazhorancës se do t’i nxjerrë jashtë.

"Deputetët e opozitës fillojnë sot qendresën e tyre permanente, sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale. Kemi dorëzuar gjatë këtyrë dy viteve 31 ligje dhe rezoluta të cilat Edi Rama me Lindën e tij i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen dhe të diskutohen në parlament. Janë kthyer 5 nisma për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Pushoni, pushoni ju aty se do u nxjerr jashtë fare. A merr vesh t’i Çuçi. Bërtisni sa të doni.’- tha Berisha.


Video