Berisha flet para BSH-së: Mbesa e Beqir Ballukut këput biftekun 1000 dollarësh me lekët tuaja

11 February 2023, 14:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha flet para BSH-së: Mbesa e Beqir Ballukut këput biftekun 1000

Sali Berisha pas protestës së sotme është ndalur në disa institucione.

Ai ka mbajtur disa fjalime, ndërsa para Bankës së Shqipërisë ka vijuar të sulmojë socialistët.

‘Është një njeri që i del emri në të gjitha regjistrimet e grupeve kriminale! Të dashur socialist, nëse Alda Klosit ju gjetën 700 mijë euro në dyshek. Vendi i Gjiknurit është në burg dhe vetëm në burg. Mbesa e Beqir Balluku këput biftekun me lekët tuaj, 1000 dollarë!’- tha Berisha.

 


Video