Pas "tërmetit" të Gjiknurit, Berisha gjen tjetër fenomen natyror për protestën: Cunam, cunam, cunam!

11 February 2023, 13:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas "tërmetit" të Gjiknurit, Berisha gjen tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi disa foto nga prania në protestën e ditës së sotme para kryeministrisë.

“Cunam! Cunam! Cunam!” shkruan Berisha në rrjetin e tij social Facebook.

Deputeti i PS Damian Gjiknuri është lakuar shpesh në media për shprehjen e famshme "Tërmet, tërmet" duke iu referuar rezultateve në zgjedhje.  

PD e ka thirrur këtë protestë pas skandalit Edi Rama-Charles McGonigal, ku sipas opozitës Rama është mundur që të korruptojë një zyrtar të lartë të FBI-së.


Video