Postimet në rrjetet sociale: A po flasin Rama dhe Duçka me mesazhe të koduara?

11 February 2023, 12:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Postimet në rrjetet sociale: A po flasin Rama dhe Duçka me mesazhe
Dy fotot e postuara nga Duçka dhe Rama

Ndërkohë që opozita proteston Edi Rama ka shpërndarë një video ku përdor një shprehje “Mbyllet një rruge për t’u hapur një e re”, ndërsa bënte skulturë.

Ndërsa kjo është një shprehje biblike dhe njëkohësisht shprehje e preferuar e Winston Churchill, nga ana tjetër Dorian Duçka, ka publikuar një foto në Instagram në krahë të skulptorit Helidon Xhixha, ku mbante në dorë një kuti purosh mbi kapakun e të cilave është i vizatuar, Winston Churchill.

Duke nisur nga kjo, portali Hashtag.al pyet: A janë këto dy postime mesazhe të koduara nga ana e Ramës e Duçkës ndërkohë që protesta e opozitës ka si argument kryesor çështjen McGonigal ku si kryeministri dhe ish-zëvendësministri përmenden në dosjen në SHBA?

 


Video