FOTO: Protesta e opozitës, shtyllat para Kryeministrisë lyhen me graso

11 February 2023, 10:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO: Protesta e opozitës, shtyllat para Kryeministrisë lyhen me graso

Opozita organizon sot protestën e thirrur nga Sali Berisha me synim, sipas saj për të rrëzuar qeverinë. 

Mbi 1500 efektivë policie do të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Në ndihmë të efektivëve të policisë do të vihen edhe efektivë të forcave Speciale RENEA, si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për të menaxhuar turmën e protestueseve në rast të një skenari të dhunshëm.

Ndërkohë për të shmangur çdo incident të mundshëm, dyert e Kryeministrisë u blinduan një ditë më parë, ndërsa shtyllat para kryeministrisë janë lyera më graso për të mos lejuar ngjitjen e protestuesve në to.

 


Video