Berisha feston sot 78-vjetorin dhe publikon foton me bashkëshorten: Udhëtoj njëherazi në dy stinë

15 October 2022, 09:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha feston sot 78-vjetorin dhe publikon foton me bashkëshorten:
Foto e postuar nga Berisha në Facebook

Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston ditën e sotme 78-vjetorin. Kryedemokrati ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi së bashku me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.

Teksa shpreh mirënjohje për familjen e tij dhe ndjekësit, Berisha thotë se tashmë udhëton në dy stinë… atë të vjeshtës së bukur të jetës dhe në një pranverë të re politike.

“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëherazi në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq”, shkruan Berisha.


Video