"Kush jam?"/ Rama luan "kukafshehti" me Albin Kurtin në Berlin: Të më kishe gjetur vetë, jo me spiunë (VIDEO)

14 October 2022, 15:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kush jam?"/ Rama luan  "kukafshehti" me Albin Kurtin
Kurti dhe Rama

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar të surprizojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Berlin, duke luajtur "kukafshehti".

Siç shihet në videon e publikuar nga vetë Rama në rrjetin sociale TikTok, kreu i qeverisë shqiptare i mbyll sytë homologut të tij kosovarë, teksa janë mes liderëve të tjerë në kongresin e 30 të forcave politike progresiste, PES.

Rama dëgjohet në video pasi i hap sytë Albin Kurtit duke i thënë: "Të më kishe gjetur vetë, jo me spiunë".  Ndërsa, krahas videos, Rama shkruan: “Gjeje kush jam?”


Video