"Paradë" nën reshjet e shiut, si u veshën deputetët në seancën e sotme plenare (FOTO)

13 October 2022, 18:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Paradë" nën reshjet e shiut, si u veshën
Deputetët

Kuvendi i Republikës mbajti sot një seancë të shkurtër plenare ku u zhvilluan dy interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigje.

Ndryshe nga herët e fundit, sot ligjvënësit shqiptar i janë drejtuar derës së Kuvendit nën reshjet e shiut. Siç shihet në fotot e mëposhtme, pjesa më e madhe e tyre janë me çadra, por ka dhe nga ata që e sfidojnë shiun, si deputeti socialist Pandeli Majko, njëri prej tyre.

Tek gratë deputete kanë mbizotëruar xhaketat për shkak të motit të ftohtë, ndërsa tek deputetët, kostumi i thjeshtë. Ka patur dhe nga ata që e kanë shoqëruar me xhup sipër si Erion Brace apo Oerd Bylykbashi.

Për më shumë, shikoni fotot e mëposhtme.



Video