Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar në “Opinion” tregoi se përse ka hapur një llogari në TikTok.
Blendi Fevziu: Tiktoku ç’tu desh? Në Fcebook e mbaj mend kur keni hyrë, në Instagram e mbaj mend kur u futët, besoj dy vitet e fundit, por TikTok-u ç’ju desh?
Sali Berisha: TikToku është sot më i preferuari në mediat sociale i adoleshentëve dhe moshës afër adoleshencës.
Blendi Fevziu: Ç’interes kanë për politikën për të qenë i sinqertë?
Sali Berisha: Pavarësisht nga interesi i tyre për politikën, komunikimi me ta është shumë i rëndësishëm. Nuk synoj të vendos një komunikim politik me ta, por synoj që të kem një komunikim politik si një pjesë shumë e rëndësishme e rinisë shqiptare.
Berisha u shpreh se ka qenë ide e tij hapja e një llogarie në rrjetin social TikTok, por është shtyrë për shkaqe të ndryshme. Berisha theksoi më tej se pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar për dekada.
“Nuk jam njeri i lidhur me fotografinë. Fotografia për mua përfaqëson të shkuarën gjithnjë. Asnjëherë nuk kam pasur pasion për instragramin. Është relative. TikTok ka një dinamizëm sot. Ka video. Pasioni për teknologjinë më ka shoqëruar në dekada. E ndjek me ambicie dhe interes të veçantë”, tha Berisha.