Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: Thikë pas shpine Kosovës, po hedh valle mbi të akuzuarit në Hagë

14 October 2022, 13:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: Thikë pas shpine Kosovës,
Sali Berisha

Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i futi thikën pas shpine Kosovës me fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ku kërkonte ndryshimin e rezolutës së Dick Marty-t.

Në një deklaratë për mediat, kreu i selisë blu tha se Rama promovoi zhdukjen e kombit kosovar.

“Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Kam tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë parlamentare në datën 11 në të cilën thotë se jemi dakord për një hetim të plotë dhe të gjerë. Edi Rama ka qenë kryetar i PS ku deputetët e tij në parlament kanë votuar ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Edi Rama ka qenë 100 dakord me këtë. Po dëmton thellë.

Shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoritoriteteve në Kosovë që të cilët nuk e frenojnë Edi Ramën. Po dëmton gjendje e udhëheqjes politike të të burgosurve të Kosovës në Hagë. Është fushata e çmendur e Edi Ramës gjoja po i ndihmoj por po i dëmton palcërisht. Fjala e tij në asamblenë parlamentare është interpretuar si një presion politik.

Nëse Edi Rama do t’i ndihmojë le të caktojë një fond qeveritarë. Po për tu bërë mbrojtjen më të fuqishme. Edi Rama është njëri politik me interes apolitike djallëzore dhe po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë. Unë në radhë të parë jam Kosovar, nuk mund të akuzohem unë se po përdor Kosovën. Edi Rama kishte disa mënyra shumë më efiçente që të ndikonte pozitivisht që Kosova të anëtarësohet në KiE.

Edi Rama po hedhën vallë në kurriz të atyre që janë në Hagë. Është Makbeth. Do Edi Rama të ndihmojë, ka Këshillin e Sigurimit. Edi Rama po hedh valle mbi të akuzuarit në Hagë”- tha Berisha në konferencën për gazetarët.

 


Video