Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar zëvendësuesin e tij në krye të shtetit Bajram Begaj, i cili u zgjodh sot me votat e mazhorancës si President i 8-të i Republikës së Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan shkurtimisht: "Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!".
Ky urim vjen në një kohë kur Sali Berisha e akuzoi Metën për shkelje të Kushtetutës në lidhje me dekretin e firmosur në Stamboll nga kreu i shtetit, lidhur me lirimin nga detyra të Bajram Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe nga grada Gjeneral Major.
Kujtojmë që Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.