Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Bajram Begaj u zgjodh President me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim. Në votim morën pjesë 83 deputetë.
Numri i fletëve pro tregon se Begaj ka marrë të paktën një votë nga deputetët e opozitës që ishin të pranishëm në sallë.
PS vetë ka 74 deputetë dhe tre të tjerë janë të Partisë Socialdemokrate që në të gjitha nismat ligjore dhe vendimmarrjet e Kuvendit kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si socialistët.
Por, së bashku me PSD-në, votat e mazhorancës shkojnë 77, ndaj një votë ka ardhur jashtë radhës së tyre, nga deputetët e opozitës, që morën pjesë në Kuvend.
Seanca u bojkotua nga grupi i deputetëve të Alibeajt dhe nga Berisha, që u paraqit dhe më pas largua nga salla së bashku me deputetët mbështetës të tij.