Berisha: Drejtorët e POLICISË po i zgjedh klani i 'Troplinit' dhe i 'Bajrëve'!

11 Nëntor 2024, 14:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas zbulimit të emrave të 12 drejtorëve të policisë në qarqe.

Berisha the se kryepolicët në qarqe po i zgjedh klani i "Troplinit" dhe i "Bajrave".

Berisha hodhi akuza të forta duke thënë se "Klani i Troplinit" ka emëruar Neritan Nallbatin, Neritan Xibrakën, ish-bashkëpunëtorin e "Hakmarrjes për Drejtësi", të nxjerrë nga Igli Toska nga policia e shtetit për bashkëpunëtor me këtë organizatë, për nxjerrje të sekretit te kjo organizatë.

Nuk munguan akuzat e Berishës edhe për SPAK-un.

A e dini se çfarë po ndodh këto ditë? Kush po i përzgjedh drejtorët e policisë? Drejtorët e policive po i zgjedh klani i Troplinit dhe i Bajrëve. Klani i Troplinit ka emëruar Neritan Nallbatin, Neritan Xibrakën, ish-bashkëpunëtorin e Hakmarrjes për Drejtësi, të nxjerrë nga Igli Toska nga policia e shtetit për bashkëpunëtor me këtë organizatë, për nxjerrje të sekretit te kjo organizatë.

A e dini ju se Ervin Toplini, ka përzgjedhur pasi mori Ilir Prodën e krimit, përfaqësuesin e bandave të Elbasanit drejtor policie, tani zgjedh Nallbatin me zgjedhë drejtorët e policisë. A nuk janë këta organizatë kriminale?”, u shpreh Berisha.

Ai tha më tej se “këta janë edhe më të ligj se ata që rrinë në ilegalitet”.

“Shumë më të ligj, se këta kanë pushtuar zyrat e shtetit, përdorin paratë e shtetit, janë kryekëput në shërbim të tyre. Cila drejtësi, më thoni ju mua?

Kush e bëri drejtësinë? E bëri Xhorxh Sorosi. Janë me dokumente këto. Nuk është një shpikje e imja. Ai e shkatërroi drejtësinë me ambasadorë të korruptuar, me lotimin e tyre të korruptuar, natyrisht me Edi Ramën, pa Edi Ramën nuk bëhej kurrë ajo. Nuk ka nevojë të flas unë, drejtësia flet vetë për veten e vet.

Po Olsi Çela në sa dosje e ka emrin? Çfarë është Olsi Çela? Është prokuror i përgjithshëm, por është prokuror i dosjes së Xibrakë, dosjes së Olsi Ramës, ndaj u shpërblye. Ndaj Olsi Çela mbron Irenën me 5 mbiemra, bashkë me Altin Dumanin e mbrojnë kriminelen që fsheh krimin.

A nuk janë këta organizatë kriminale? Nëse unë e kam gabim çdo njeri mund të thotë.

Ky është produkt i antireformës që u krye në Shqipëri mbi baza korrupsioni që kishte një qëllim, të konsolidonte narkoshtetin dhe të zhdukte opozitën. Ky ishte qëllimi”, tha Berisha.

Video