Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Bajram Beagaj takimin e parë si president i Republikës e ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Pas takimit, Begaj ka shpërndarë në Twitter një fotot me shefen e diplomacisë amerikane në Shqipëri dhe shprehet se partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetin.
"Partneriteti mes Shqipërisë dhe SHBA është shumë i cmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetin. Takimi i sotëm me Ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. #KrahPërkrah ????" - shkruan Bajram Begaj