Balla pranon pjesërisht se i dënuari kishte kërkuar ekstradimin nga Dubai

13 March 2024, 12:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balla pranon pjesërisht se i dënuari kishte kërkuar ekstradimin
FOTO: Taulant Balla nga mbledhja e qeverisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas daljes nga mbledhja e qeverisë ka njoftuar se po punohet për një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara.

Balla u pyet për lajmin e publikuar nga Voxnews në lidhje me ekstradimin e parë nga Dubai.

Pyetje: Ju në fakt e quajtët arritje tuaj, por në fakt a ka qenë arritje e institucioneve tuaja apo ka kërkuar vetë i shumëkërkuari të vetëdorëzohet?

Ai shtoi se një nga objektivat kryesorë është kapja në rekord e personave në kërkim, për të cilin tha se Emiratet janë shembull për t’u marrë në këtë drejtim, referuar edhe shqiptarëve të arrestuar në Dubai së fundmi.

"Ju e keni parë që prej disa muajsh kemi filluar bashkëpunimin intensiv me Interpolin, kundër krimit të organizuar dhe gjetjen e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. E kemi mbyllur 2023 me një ekstradim nga Maroku. Një vend që nuk kshim marrëveshje ekstradimi. Po punojmë për të hapur shtigje të reja komunikimi me vende që nuk kemi marrëveshje.

Instumentet e vendosura nga Interpoli, na bën të mundur që edhe me vende që nuk kemi marrëveshje, të përdorim edhe metoda të tjera, ekstradim i thjeshtuar, ka të bëjë me një metodë që ka komunikim me Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dabi. Pala nga Abu Dabi e sjell deri në aeroportin e Dubait, pastaj përmes avionit dërgohet në aeroportin e Rinasit. 

Pas 1 muaji, pas jemi duke negociuar, do të jem zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të çuar më tej negocimin në fushën e ekstradimeve për ta çuar përpara këtë hap. Po negociojmë edhe një marrëveshje të financimit në Shqipëri të sistemit të monitorimit me kamera dhe radarë të rrugëve”, tha Balla.


Video