Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, PS dhe Rithemelimi bien dakord për dy komisione hetimore

12 March 2024, 14:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, PS dhe Rithemelimi bien
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Negociatat mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste në Kuvend po japim frytet e para.

Socialistët kanë pranuar tashmë ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Bëhet fjalë për hetimin e kontratave koncensionare në shëndetësi dhe komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

“Të mos humbim asnjë sekondë nga kjo skenë paqeje. Nuk dua të humbim këtë peisazh. Të ngremë bashkarisht objektin, qe nesër, dhe të miratojmë konkretisht komisionet hetimore”, tha Çuçi.

Ndërkohë që Gazment Bardhi iu përgjigj: “Jam gati që më 29 shtator. Të ulemi të shikojmë kërkesat, objektin. Të prezantojmë dy projektvendimet në konferencën e kryetarëve”.


Video