Edi Rama mbledh Asamblenë e PS më 17 mars te Gjiri i Lalëzit!

11 March 2024, 14:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama mbledh Asamblenë e PS më 17 mars te Gjiri i Lalëzit!
Edi Rama

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet të dielën në datë 17 mars në Durrës.

Kjo është asambleja e tretë e thirrur në pak kohë, pasi më herët u mbajtën 2 asamble gjatë muajit shkurt. Takimi do mbahet në orën 11 në një resort në Gjirin e Lalzit.

Së fundmi takimet në bazën e socialistëve po shtohen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. 

Rendi i ditës:

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit "Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti"

5. Miratimi i projekt-udhëzimit "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA".


Video