Artan Shkreli largohet nga drejtimi i Institutit të Ndërtimit, e zëvendëson ish-kandidatja për deputete

2 Shkurt 2026, 16:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit.

Në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa.

Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, shkruan Balluku.

Nuk dihet nëse Shkreli u largua vetë, apo është shkarkuar.

Kujtojmë që Persida Shkrepa ishte një nga kandidatet e reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet.

Ajo zgjodhi të përfshihet në garë, pasi aplikoi në portalin “Deputeti që duam”.


Video