Opozita bojkoton sërish mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale

2 February 2026, 13:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Opozita bojkoton sërish mbledhjen e Komisionit të Posaçëm
Komisioni i Reformës Zgjedhore

Përfaqësuesit e opozitës kanë bojkotuar për herë të katërt pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

“I kemi dhënë të gjitha garancitë opozitës për të qenë pjesë e komisionit.

U humbën dy muaj që mund të kishim produkt. I kemi kërkuar Parlamentit javën e kaluar të ndryshojmë mënyrën se si është formuar komisioni, duke shtuar një anëtar nga mazhoranca për të krijuar një mekanizëm zhbllokues.

Kjo nuk do të thotë që opozita të mos jetë, do të ketë tetë anëtarët e saj. Ndërkohë, do të fillojmë të punojmë për këtë proces”, tha bashkëkryetari Arbjan Mazniku.


Video