Ervin Salianji “sfidon” Berishën nga Fieri

2 Shkurt 2026, 16:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ervin Salianji, pavarësisht se e kanë “përjashtuar” nga PD, ka vendosur të vijojë takimet e tij me bazën e Partisë Demokratike.

Ai ka njoftuar se nesër do të jetë në Fier.

“Nesër shihemi në Fier, tek Kinoteatri i qytetit, ora 17:00!

Ta bëjmë Partinë Demokratike fituese. Kjo është arsyeja e takimeve me demokratët në çdo qytet.

Ju pres për të ndarë ide, shqetësime dhe vizionin për Partinë Demokratike. Shihemi nesër”, shkruan Salianji.

Prej disa javësh ai ka nisur një tur takimesh në bazën e Partisë Demokratike, gjë që ka shqetësuar drejtuesit e PD-së.

Sali Berisha dhe Flamur Noka, thonë se tashmë Salianji është vetëpërjashtuar nga PD!


Video