Andi Bushati për 6 marsin: Nëse një nga kandidatët e Bashës del i dyti, nuk shkel më në emision

4 March 2022, 09:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Andi Bushati për 6 marsin: Nëse një nga kandidatët e
Andi Bushati për 6 marsin

Analisti Andi Bushati, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen të dielën në gjashtë bashki të vendit. I ftuar në emisionin në MCN TV, Bushati tha se kandidatët e Lulzim Bashës do të dalin të fundit dhe vuri bast në studio, se nëse njëri prej tyre del i dyti, ai nuk shkel në emision.

“Nëse një nga kanditatët e Bashës del i dyti unë nuk dal më në këtë studio. Një kandidat po doli…”

Bushati tha se zgjedhjet janë të rëndësishme edhe për pushtetin, sepse do të tregojnë që ka ardhur moment, që Edi Rama t’i fitojë zgjedhjet edhe pa vjedhur vota, për shkak të përçarjes së opozitës.

 


Video