Alibeaj zbardh negociatat sekrete mes PS dhe grupit të Berishës: Po bëjnë pazar!

8 March 2024, 14:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alibeaj zbardh negociatat sekrete mes PS dhe grupit të Berishës: Po
Gazment Bardhi/ Bledi Çuçi/ Lindita Nikolla

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me lajmin se kanë nisur negociata mes mazhorancës dhe opozitës për arritjen e një normaliteti në jetën parlamentare.

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj u shpreh se  Partia Socialiste duhet të sqarojë nëse ka vendosur që të bëjë Pazar për Reformën Zgjedhore.

Ai ka vijuar duke u shprehur se në emër të PD nuk mund të flasë asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës.

Postimi:

PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazare për Reformën Zgjedhore.

Në mediat referuar burimeve nga PS dhe grupit të Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një marrëveshje për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimin me shumicë votash dhe veçanërisht. ku opozitës i mohohet dhe e drejta e Vetos, si garanci që PS nuk do të bëjë një ligj elektoral të njëanshëm duke peshkuar votat e opozitës.

Dihet se janë kundër votimit të diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, zonës zgjedhore.

Nëse kjo është e vërtetë, ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.

Asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës nuk mund të flasë në emër të PD.


Video