Rusia lëshoi raketa pranë vendit ku Zelenksy takoi Mitsotakis, Rama: Dënojmë fuqishëm sulmin!

7 March 2024, 13:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia lëshoi raketa pranë vendit ku Zelenksy takoi Mitsotakis, Rama:
Zelensky dhe Rama në Tiranë

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa ruse ditën e djeshme në Odesa, e cila ra fare pranë delegacionit të kryeministrit grek Mitsotakis.

Ky i fundit ishte për një vizitë të papritur në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky.

Rama shprehet se këto sulme janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.

“Dënojmë sulmin me raketa ruse në Odesa që i rrezikoi jetën kryeministrit Mitsotakis, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë.

Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”, shkruan Rama.


Video