Opozita me të njëjtin skenar, Garda bllokon foltoren, nis me zhurmuese Kuvendi

7 March 2024, 10:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Opozita me të njëjtin skenar, Garda bllokon foltoren, nis me zhurmuese

Ka nisur me tensione edhe këtë të enjte seanca plenare. Deputetët e opozitës kanë vijuar me aksionin e tyre opozitar duke protestuar brenda në sallën e parlamentit.

Ata janë shfaqur me pankarata dhe u kanë rënë bilbilave ndërkohë që mazhoranca, në seancën e drejtuar nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka vijuar me votimin për ndryshimin e rendit të ditës.

Projektligji për burimet ujore, i cili kërkonte shumicë të thjeshtë votash, u votua nga deputetët e mazhorancës të pranishëm në seancë.


Video