Revoltohet Berisha: Beleri u dënua pa asnjë shkak, pa asnjë faj!

5 March 2024, 19:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Revoltohet Berisha: Beleri u dënua pa asnjë shkak, pa asnjë faj!
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dënimit të Fredi Belerit me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Nga dritarja e apartamentit ku ndodhet nën masën “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre dhe korrupsion, Berisha mori në mbrojtje Belerin duke thënë se ai u dënua “pa asnjë shkak” dhe “pa asnjë provë”.

Vendimi ndaj Belerit u dha sot nga GJKKO, pasi prokurorët faktuan se ai kishte shpërndarë disa mijëra lekë dhe u kap në flagrancë duke shpërndarë 40 mijë lekë të vjetra për një votë.

Reagimi i Berishës:

Çdo ditë regjimi tregon fytyrën e tij të shëmtuar. Nuk ndalet në krimet e tij nga asgjë.

Sot ai dëshmoi para shqiptarëve me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit.

Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëve se pavarësisht se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj.

Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëve.

Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushetit të krimit.


Video