SPAK kërkon kthimin në qeli të Jamarbër Malltezit, Gjykata e Lartë merr sot vendimin

5 March 2024, 09:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkon kthimin në qeli të Jamarbër Malltezit, Gjykata e
Jamarbër Malltezi

Në Gjykatën e Lartë ditën e sotme shqyrtohen tre kërkesa.

Njëra prej tyre është depozituar nga SPAK, ku prokuroria kërkon rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit, i cili u la i lirë nga burgu me vendim të gjyqtares së Apelit Ilirjana Olldashi.

Dy kërkesat e tjera janë depozituar nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Mbrojtja e tyre ka bërë rekurs për masat e sigurisë të ekzekutuara nga gjyqtarja Irena Gjoka. Rekursi i Berishës konsiston në masën fillestare të vendosur nga Gjoka, ajo e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit”.

Të dyja këto kërkesa shqyrtohen në dhomë këshillimi ditën e sotme.

Ndërkohë SPAK dhe GJKKO kërkon bashkimin e ccështjes së Berishës dhe Malltezit që kërkojnë revokim masë në shkallë të parë.

Seanca u caktua më datë 8 mars në orën 09.00, ku Irena Gjoka do shqyrtojë të dyja kërkesat.


Video