Liman Hoxha me funksion Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore në Gardën e Republikës së Shqipërisë ka kaluar vettingun.
Hoxha kaloi me sukses të trija kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale.
Trupa e Vlerësimit përbëhej nga: Ersa Karaj, kryesuese, Klevis Dhigoi -relator dhe Erjana Pjetri - anëtare.
Hoxha prej 8 vitesh në detyrë, si personi që është përgjegjës për sigurinë e personaliteteve të Larta Shtetërore, është një ndër drejtorët më të suksesshëm të Gardës së Republikës.
Gjatë kësaj kohe Shqipëria ka pritur disa samite shumë të rëndësishme ndërkombëtare, ashtu si dhe pritje tw personaliteteve botërore, gjatë të cilave nuk është konstatuar asnjë problematikë.