Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin britanik Alastair King-Smith.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Alibeaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbulon detajet e bisedës duke thënë se folën për zhvillimet politike në vendo dhe për Partinë Demokratike.
Alibeaj tregon se i ka kërkuar mbështetje dhe asistencë teknike për reformën Territoriale. Gjithashtu tregon se folën për amnistinë fiskale, “pasaportat e arta” dhe tek emigracioni i shqiptarëve drejt Britanisë.
“Sot zhvillova një takim miqësor dhe të frytshëm me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarevë shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta.
Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.
E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qënë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare”, shkruan Alibeaj.