Këshilli Kombëtar i PD-së nuk voton draftin e Kryesisë për primaret për kryebashkiak, ja arsyeja

26 September 2022, 20:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këshilli Kombëtar i PD-së nuk voton draftin e Kryesisë
Këshilli Kombëtar

Këshilli Kombëtar i PDartisë Demokratike ka miratuar ngritjen e grupit të punës për të realizuar auditimin për financimet ruse të partisë gjatë zgjedhjeve të 2017-ës, duke marrë shkas nga dosja "Muzin".

Grupi i punës përbëhet nga Ledina Mandia e cila do të jetë kryetare, Florion Mima, Edmond Spaho, Enno Bozdo dhe Aldo Bumçi anëtarë.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar nuk e ka miratuar sot draftin e Kryesisë se si do të zhvillohen primaret brenda partisë për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiak në zgjedhjet e ardhshme vendore. zgjedhjeve vendore. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së kërkuan kohe të njihen me materialin, pasi e morën vetëm pak përpara se të niste mbledhja.

Sipas draftit të Kryesisë, kandidatët do të zgjidhen me anë të primave ku do të kenë të drejtën të gjithë demokratët për të votuar dhe për të propozuar.

Procesit të seleksionimit dhe përzgjedhjes paraprake nuk i nënshtrohen deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë. Ata kualifikohen drejtpërsëdrejti për të garuar në primare.

Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar. Në rast se asnjë nga kandidatet nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short. 


Video