Ish-kryetarja e FRESSH kundër Ramës për mbylljen e kolegjit turk

26 September 2022, 16:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-kryetarja e FRESSH kundër Ramës për mbylljen e kolegjit turk
Joleza Koka

Shumë zëra publikë kanë dalë kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, një institucion arsimor jopublik dhe kopshtit për fëmijë “Zubeyde Hanim”, pjesë e rrjetit “Turgut Ozal Education”, pasi pretendojnë se prapa këtij vendimi qendrojnë kërkesat e presidentit turk Erdogan.

Por, prej këtyre zërave ka edhe brenda radhëve të Partisë Socialiste dhe një prej tyre është dhe ish-kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shpërndarë peticionin e nisur online për anulimin e vendimit të Qeverisë për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”.

Qeveria i mbylli këto dy institucione arsimore me arsyetimin se nuk plotësojnë kushtet për marrjen e licencës.

Ish-kryetarja e FRESSH kundër Ramës për mbylljen e kolegjit turk


Video