Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur pasditen e sotme anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të diskutuar mbi nisjen e sesionit të ri politik dhe përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Nga fotot e mëposhtme, vihet re se e pranishme në mbledhje ka qenë dhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila shfaqet e buzëqeshur pranë Arben Imamit, e cila në një moment bisedon "kokë më kokë" dhe me Gent Strazimirin.
I pranishëm ka qenë dhe këngëtari Renis Gjoka, teksa një tjetër detaj që u vu re ishte se Albana Vokshi mbante shënime në laptopin e saj gjatë gjithë kohës që fliste Berisha.
Në mbledhje vihet re Jozefina Topalli e cila shfaqet e buzëqeshur pranë Arben Imamit. I pranishëm është edhe këngëtari Renis Gjoka.