
Kreu i Partisë Agrare dhe Ambientaliste, Agron Dukës, aleat i vjetër i Sali Berishës, ka shprehur mbështetjen për Erion Braçen, si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Duka u shpreh në një intervistë se e sheh Braçen si një kandidat të ndershëm dhe me eksperiencë të jashtëzakonshme, të aftë të sjellë përmirësime për Tiranën.
“Erion Braçe, kam simpati personale, ndoshta se është marrë edhe me bujqësinë dhe kemi pasur mendime të afërta. Është i duhuri për bashkinë e Tiranës.
Si njeri është i ndershëm, do i bënte mirë Tiranës, ka eksperiencë të jashtëzakonshme. Për të vënë kandidaturën, kryetari i partisë sheh problematikat që paraqet një kandidaturë.
Votat i ka, edhe sigla e partisë.. Unë e deklaroj, nëse del Braçe i jap votën time, është njeri që ja vlen.
Ai ka eksperiencë dhe kontribut më shumë se Rama në PS. Ka edhe nuhatje politike,” u shpreh Duka.