“Ta tregoj unë ty”/ Deputetja e PD përplaset me Ballën, Hoti: Pse kush jam unë shoqja jote…

2 April 2026, 14:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Ta tregoj unë ty”/ Deputetja e PD përplaset me

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate dhe tensione. Pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Flamur Nokës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke mos lejuar zhvillimin e seancës.

Peleshi i dha fjalën nga vendi deputetes së PS, Bora Muzhaqi, por sapo ajo filloi të flasë, ligjvënësja e PD, Elda Hoti u afrua dhe i mori kartën e mikrofonit.

Në këto momente ka ndërhyrë edhe Taulant Balla, i cili ka debatuar ashpër me Elda Hotin, por nuk dëgjohet se çfarë thotë.

Taulant Balla: Ta tregoj unë ty…


Elda Hoti: Pse kush jam unë shoqja jote…Kush je ti?!

Më pas seanca u ndërpre për disa momente.


Video