Kuvendi i Shqipërisë po mban sot një seancë të jashtëzakonshme për dekretimin e ndryshimeve në Qeveri ku kryeministri Edi Rama shkarkoi zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ishte dhe ministër Shteti për Rindërtimin. Posti i zëvendës-kryeministrit ju besua ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.
Gjithashu nuk do të ketë më ministër Shteti për Rindërtimin, por ministër të Shtetit pranë kryeministrit ku është emëruar Majlinda Dhuka.
Por, në nisje të seancës është vënë re se Arben Ahmetaj, ende pa u votuar nga Kuvendi shkarkimi i tij, ka shkuar direkt dhe është ulur në sallë dhe jo në krahun e djathtë të Kryeministrit, në karrigen e zëvendëskryeministrit.
Prej muajsh përflitej se Edi Rama ja kishte prerë biletën e largimit Arben Ahmetajt dhe dyshohej se pengesë për këtë mund të ishte Ilir Meta, që si President mund të mos e dekretonte këtë largim. Ky dyshim përforcohet nga fakti që direkt në ditën e parë të punës së Presidentit të ri, Edi Rama i çon për të firmosur largimin e Ahmetajt nga posti.