Amerikanët i ftojnë të gjithë përveç Berishës (Foto)

28 July 2022, 12:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Amerikanët i ftojnë të gjithë përveç
Meta dhe Kryemadhi në eventin e SHBA

Drejtuesit më të lartë të shtetit dhe shumë personalitete të tjerë ishin të pranishëm sot në ceremoninë e organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë për nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Mes të ftuarve ishte edhe ish-presidenti Meta, që shoqërohej nga Monika Kryemadhi.

I ulur në rreshtin e dytë, Meta nga Lulzim Basha ndahej vetëm nga Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Në ceremoni ishin edhe ish-presidentët, ministrat, por edhe deputetë dhe figura të tjera.

Sigurisht që ftesë nuk kishte vetëm për Berishën, i shpallur non grata nga SHBA.



Video