Nikolla i përgjigjet Vasilit: Kishte interes të madh, veprimet e mia si kryeparlamentare udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta

28 July 2022, 15:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nikolla i përgjigjet Vasilit: Kishte interes të madh, veprimet e mia
Lindita Nikolla dhe Petrit Vasili

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur deputetit Petrit Vasili, pasi ky i fundit i kërkoi Kuvendit informacion në lidhje me Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit, ku u tha se Ilir Meta rezulton si bashkëpunëtor i Sigurimit.

Përmes një letre, Nikolla i përgjigjet Vasilit ku shprehet se çdo veprim i saj udhëhiqet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Kryeparlamentarja shton më tej se është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit dhe se kjo nuk ndodhi vetëm për këtë rast.

“Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë: Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë.

“Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme”, të cilën e gjeni bashkangjitur. Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit” shkruan Nikolla.

Nikolla i përgjigjet Vasilit: Kishte interes të madh, veprimet e mia


Video