Nga arratia, Ahmetaj kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin e pasurive të sekuestruara

8 November 2023, 11:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga arratia, Ahmetaj kërkesë në Gjykatën e Lartë,
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kërkon lirimin e pasurive të sekuestruara.

Nga arratia, Ahmetaj ka bërë kërkesë për të zhbllokuar pasurinë, në Gjykatën e Lartë. Kjo lëvizje nga ana e Ahmetajt vjen në një kohë kur GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.

Pavarësisht pretendimit të Ahmetajt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO. Ndaj në këto kushte, Ahmetaj iu drejtua Gjykatës së Lartë.

Ish-zv.kryeministri është në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.


Video