Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, tha sonte në “Now me Erla Mëhillin” se në “menynë” e protestës do të jetë edhe vajtja në Surrel ku ndodhet edhe banesa e kryeministrit Edi Rama.
“Është në menynë e opsioneve të Partisë Demokratike dhe opozitës edhe vajtja në Surrel. Ka qenë është dhe do të jetë. Se kur e ka kohën nuk e di.
Është në meny, por se kur i vjen koha asaj gjelle të menysë, atij instrumenti që zoti Berisha ka përmendur si instrumente të mosbindjes civile, ne do e shikojmë në varësi të rrethanave, të situatave dhe në varësi të asaj që ka opozita si kryetemë, një qeveri teknike e cila nuk ia jep pushtetin as Mulit, as Saliut as Arianit dhe as Alfredit, por të thotë që në këtë vend pushtetet mund të merren me garë të hapur e të ndershme”, tha Lela.
Ky skenar është përmendur dhe nga kreu i demokratëve, Sali Berisha gjatë një reagimi të bërë mbrëmjen e djeshme në lidhje me protestën gjithashtu dhe nga deputeti Flamur Noka gjatë tubimit të sotëm.